Policia izraelite bastisje gjatë natës në Aksa, nxjerr besimtarët me forcë

Policia izraelite ka organizuar bastisje në orët e natës në kompleksin Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Firas Dibs, zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, tha për AA se policia bastisi faltoren e shenjtë pas namazit të teravisë

Dibs njoftoi se policët kanë nxjerrë me forcë jashtë kompleksit dhjetëra muslimanë të cilët donin të kalonin natën duke bërë adhurime në xhami dhe shtoi se akti në fjalë paraqet shkelje e nderit të Mesxhid al-Aksasë dhe goditje ndaj lirisë së praktikimit të riteve.

Ai tha se policia kishte ndaluar palestinezët nga qëndrimi në Aksa edhe natën e së enjtes dhe kishte marrë në pyetje drejtorin e Vakëfit të Mesxhid al-Aksasë Sheik Omer Kisvani.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

SHPËRNDAJE