Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 16 vjeçarit

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 16 vjeçarin në lagjen “Kodra e Trimave”, sot në Prishtinë. Kështu bëjnë me dije burime të “Indeksonline”.

Redaksia e “Indeksonline” nuk do e publikojë emrin e të dyshuarit për të mos ndërhyrë në rast.

Ndërkaq, detajet do të publikohen nesër.

Kujtojmë se i vrari është Aulon Zeka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku trupi i djaloshit është gjetur në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë./Indeksonline/