Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasje – Foto

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Me anë të një shkrese elektronike, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin nga ana e të gjithë qytetarëve, që kushdo që ka një informacion rreth personave të dyshuar të lajmërojë menjëherë organet policore.

Bashkangjitur me këtë njoftim është një foto e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Në këtë shkresë elektronike gjeni njoftimin me tekst më poshtë si dhe fotot e bashkangjitura në lidhje me shpalljen në kërkim të dy personave të dyshuar.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanoviç.

Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.