Policia e Kosovës në aksion, s’po fal në komunikacion

Ardhja e mërgimtarëve për pushime ka shtuar fluksin e automjeteve nëpër rrugët e Kosovës. Sikur edhe çdo vit tjetër, komunikacioni ngarkohet me vetura të shumta të cilat sigurisht që kanë ndikim në rritjen e gjobave.

Rritja e automjeteve në komunikacion ka ndikuar që kundërvajtjet të rritën për 4.06%  më shumë se viteve të kaluara, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës vetëm me datën 15 të këtij muaji ka shqiptuar 2136 tiketa apo gjoba për kundërvajtësit.

Sipas një llogaritje, nëse mesatarja e gjobës është 25 euro, atëherë del që brenda ditës buxheti i Kosovës të pasurohet me mbi 50 mijë euro vetëm nga dënimet.

Po ashtu edhe aksidentet këtë vit janë shtuar dukshëm. Vetëm për gjashtëmujorin (Janar-Qershor) janë shqiptuar 183729 tiketa dhe janë shënuar 8 mijë e 73 aksidente. /Indeksonline/