Policia deklarohet rreth arrestimit të dy serbëve të dyshuar për spiunazh

Policia kufitare ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës dy persona të dyshuar për spiunazh.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku janë arrestuar dy serbë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Spiunazh”.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Arrestimi është bërë gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy, të cilin e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur në vitin 1959) dhe së bashku me të, si pasagjer ndodhej edhe personi tjetër, poashtu i dyshuar, mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978)”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Hoxha.

Ai më tutje spjegon se pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe “pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rasti si “spiunazh” konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE