Policia arreston manjatin e Hollivudit

Manjati i Hollywood, Harvey Weinstein është dorëzuar në policinë e New York, ku pritet të përballet me akuza për pwrdhunime dhe abuzime me vartwset femra.

Akuzat nuk janë shpallur por mediat amerikane raportojnë se lidhen me akuzat e aktores Lucia Evans.

Mbi 60 femra kanë akuzuar producentin për përdhunime dhe sulme seksuale.

Akuzat krijuan lëizjen #MeToo, në mënyrë që femrat e ngacmuara seksualisht apo që janë përdhunuar të denonconin sulmuesit e tyre publikisht.

Ai nuk bëri asnjë koment ndërsa po shkonte në stacionin e policisë.