Policët pinin çaj, hoxha u vë “gjobë” në veturë

Një hoxhë në Komunën e Skënderajt u ka vënë një gjobë si shenj e pakujdesisë së zyrtarëve policorë.

Ngjarja ka ndodhur në momentet kur dy policë kishin hyrë në një çajtore ku paraprakisht kishin parkuar veturën e tyre në vendin e ndaluar.

Në këtë rast sipas drenicapress, hoxha në formë shakaje u ka lënë një gjobë veturës së dy policëve të cilët kishin hyrë gjatë detyrës zyrtare për të pirë çaj.

Për më shumë ja fotografia që dëshmon atë se çfarë ka ndodhur në Skënderaj.