Podgorica u jep ultimatum kosovarëve që t’i rrëzojnë stanet brenda territorit malazez

Stanet e kosovarëve në Mal të Zi mund të rrënohen për t`u ndërtuar një qendër skijimi. Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum deri të premten banorëve të këtyre staneve që janë kosovarë që t’i rrënojnë, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator. E kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, derisa ka thënë se janë duke diskutuar me autoritet malazeze për të gjetur një zgjidhje.

Shteti malazez ultimatum kosovarëve për ti rrënuar stanet, Haradinaj kërkon suspendimin e këtij vendimi

Trashëguan stanet nga stërgjyshërit e tyre. Vitet e fundit edhe i rinovuan në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe. Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen.  Pronarët e tyre janë të shqetësuar pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.

Përfaqësuesi i këtyre banorëve Fatmir Gërvalla ka thënë se autoritet malazeze ju kanë dhënë ultimatum deri këtë të premte për t’i rrënuar këto stane, në të kundërtën do ti rrënojnë me ekskavator.

“Këto vendime janë vendosur ditën e premte dhe përmes tyre autoritetet e Malit të Zi e kanë specifikuar datën dhe orën e nisjes se aksionit për prishjen e staneve dhe është specifikuar se ankesa nuk e ndal ekzekutimin e vendimit”, ka thënë Gërvalla.

Sipas Gërvallës stanet po tentohet të rrënohen fshehtë nga malazezët pasi pronarët e staneve nuk gjenden aty.

“Si ka mundësi qe vendosja e vendimeve është bërë në kohen kur të gjithë banoret e Kosovës të cilët e shfrytëzojnë atë zonë tani  nuk gjenden aty, dhe vetëm dy kalimtar të rastit të cilët kanë shkuar për të shëtitur e kanë takuar ekipin e inspektimit duke i vendosur letrat neper mure të staneve”, thekson Gërvalla.

Gërvalla kërkon nga ndihmën e institucioneve të Kosovës për ta arritur një marrëveshje pasi sipas tij këto stane i trashëgojnë nga stërgjyshërit e tyre.

‘Ne banoret e fshatrave të lartcekura jemi të vendosur që  mos të heqim dorë dhe të mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme pronën ton të cilën e kemi blerë dhe për këtë Qytetaret e Rozhajes e din mirë se kush është i vendosur dhe kush e shfrytëzon at zonë por jo vetëm kaq edhe në hartën e Malit te Zi figurojnë emrat e fshatrave tona ka përfunduar Gërvalla.

Ndërkohë kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka thënë mbrëmë të RTK se është e padrejtë që të rrënohen këto stane

“Kosova duhet me pasë një marrëveshje me Malin e Zi, për shfrynim të pronës në shtetin. Unë jam njohës i asaj zone, i takova këta të Dubovnikut, Mali i Zi është ka ju dërgon urdhëresa për mi rrënua ato, por prona është e tyre, por është jashtë kufijve të Kosovës. Është e padrejtë që Mali i Zi me i rrënua stanet se ata i kanë qe qindra vjet. Kam kërkuar prej ambasadës tonë menjëherë me vepru që me i suspenduar këto urdhëresa”, ka potencuar Haradinaj.

SHPËRNDAJE