PLURALIZMI I MUHAMMEDIT a. s. ATRAKSION EDHE SOT 

Nga: Prof. Dr. Qazim Qazimi         
/Fakulteti i Studimeve Islame-Prishtinë/
Dr Qazim Qazimi

Nuk ka dyshim se respektimi dhe pranimi i feve, etnive dhe kombeve të ndryshme me diversitetet e tyre, është një prej faktorëve të zhvillimit dhe progresit  të qytetërimit dhe kulturës në përgjithësi e asaj islame ne veçanti.

Pasi që gati në gjithë botën jotoleranca dhe persekutimi fetarë janë duke u paraprirë shumë konflikteve tragjike që përfshijnë probleme etnike, racore dhe të urrejtjes ndaj grupeve të caktuara, mendoj se është mirë ti kthehemi shembullit  më të mirë të ndertimit të plurazimit politik  dhe multifetarë në kohën e Pejgamberit si shembull  atraktiv i tolerances fetare dhe respektimit të diverisiteteve .

Për respektimin e vlerave të ndërsjella fetare-kulturore, për bashkëjetesë dhe tolerancë fetare në shoqëritë multietnike, kushdo e poaçerisht muslimanët doemos duhet t’i referohen traditës së shenjtë dhe praktikës profetike të Muhammedit a.s.  dhe aty do të gjejnë shëmbëlltyrën më të mirë dhe mostrën më të përkryer se si aplikohet dhe jetësohet toleranca fetare-kulturore dhe multietniciteti në një bashkësi.

Me Hixhretin (migrimin) arritjes sё Pejgamberit a. s. dhe të muslimanëve në Jethrib-(Medinën e sotme) nё vitin 622, qё atёherë aty nё atё qytet-shtet u bënë katër bashkësi etnish shtet-formuese:

1. Muhaxhirët muslimanë të emigruar nga Meka.

  1. Ensaritë-vendorët muslimanë, nga fisi Evs dhe Hazrexh.
  2. Idhujtarët vendorë arabë(pagan), nga fisi Evs dhe Hazrexh.
  3. Hebrenjët të përbërë nga tri fise; Benu Kajnukaë, Benu Kurejdha, Benu En-Nedir.

Eshtё pёr tu theksuar se  asoaciacioni i parë islam, bashkësia islame e themeluar në Medinë, nga besimtarët e ardhur- muhaxhirët nga Mekja dhe muslimanët autokton, ensarët nga fisi Evs dhe Hazrexh, nisi rregullimin e marrëdhënieve me hebrenjtë, krishterët dhe etnitë tjera që jetonin në Medinë  duke i përcaktuar prioritet për themelimin e institucioneve tё shtetit.

Shikuar nga këndvështrimi i besimtarëve monoteist, ardhja e Muhammedit a.s. në Jethrib (Medine), ishte një fitore e madhe si për hebrenjtë po edhe për të krishterit, ngase të gjithë këta i përkisnin besimit monoteist. Ka disa ajete të Kur’anit që apelojnë për karakterin dhe praktikën e marrëdhënieve të muslimanëve me ithtarët e librave të tjerë të shpallur “Ehlu El-Kitabi” si kur edhe në këtë ajet:

“Thuani: Ne besojmё nё All-llahun, dhe nё atё që na u është shpallur neve (Kur’anin), dhe nё atё që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatёve (pasardhësve të Jakubit),  dhe nё atё që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe nё atё qё i është dhёnё pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarё dallim midis tyre dhe vetëm Atij (All-llahut)  i përulemi)[1]  

Islami nuk trajtonte hebreizmin dhe krishterimin si fe që kanë qëndrime të tjera, por si fe juridikisht të barabarta dhe fetarisht të shpallura nga Zoti. Statusi i tyre legjitim ishte status fetar e jo socio-politik, kulturologjik, ideologjik apo diç tjetër. Islami nuk e shikonte veten si diçka që vjen në skenën fetare krejtësisht i ri, krejtësisht i pa parë, krejtësisht i pa dëgjuar, por si riafirmim i po asaj të vërtete që e kanë paraqitur më herët pejgamberët e më parshëm tek popujt e tyre.

Shikuar në të kaluarën, po edhe tash, njerëz të ndryshëm fetarë po edhe jofetarë, ndodhë të jenë të kërcënuar për shkak se besojnë ose nuk besojnë në diçka. Mundësia për të besuar dhe për ta shfaqur atë besim, njihet dhe mbrohet si liri religjioze-fetare dhe kjo nuk është vetëm çështje morale por edhe ligjore.

Neni 18 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR) identifikon liritë si të drejta të të gjithëve, që do të thotë se i mbron fëmijët, të rriturit, vendorët dhe të huajt etj.

Liria për të manifestuar besimin religjioz përfshin mbrojtjen e fjalëve, mësimeve, praktikumeve, kulteve dhe zbatimit të atij besimi. Sipas kësaj ke të drejtë të flasësh për fenë tënde, ta mësosh atë, ta praktikosh vetë ose së bashku me tjerët dhe t’i zbatosh rregullat lidhur me ushqimin, veshjen ose përdorimin e një gjuhe të caktuar, si dhe ritualet e lidhura me besimin e caktuar.

Me që feja është një ndër kompunetet kryesore për të shprehur identitein kulturor  dhe qytetërues të njeriut, ёshtë detyrë e të gjithë neve të konfirmojnë në vazhdimësi domosdoshmërinë e pranimit dhe të besimit në pluralizëm politik e etnik, fetar e kulturor kudo në botё e posaçerisht nё Kosovё, pa të drejt cenimi si në aspekt fetar, po ashtu edhe në aspket të besimit, të kulturave dhe të qyte tërimeve të ndryshme.  Është detyrim fetar, njerëzor e human për pengimin dhe ndalimin e përdorimit të çfarëdolloj force në zgjedhjen e problemeve ndërfetare, ndëretnike, ndërshtetërore dhe se e tërë kjo mund të bëhet duke u thirrur në një dialog të qytetëruar në vend të përdorimit të çfarëdolloj force. Duhet mbështetur edhe të drejtën për të mbajtur një mendim të kundërt, të drejtës së përgjegjësisë, si dhe të drejtës mbi detyrat dhe obligimet. Muslimanët në vazhdimësi kanë pasur dhe vazhdojnё tё kenё shqetësimin e tyre rreth rrezikut, tjetërsimit dhe të asimilimit që mund t’u ndodhё apo tё ju kanoset pakicave etnike dhe fetare në shumë vende të botёs.  Është detyrim dhe nevojë e kohës që muslimanët në Perendim si përfaqësues të këtyre pakicave duhet të integrohen në vendet mikëpritëse dhe tu përmbahen të gjitha ligjeve dhe sistemeve të këtyre shteteve duke mundësuar ruajtjen e identitetit tё tyre dhe duke kryer të gjitha obligimet dhe detyrimet tjera që kanë ndaj shteteve në të cilat jetojnë në mënyrë që të integrohen sa më parë dhe të arrijnë marrjen e të drejtave dhe detyrimeve qё ju takojnё.

Është obligim fetarë e moral për të gjithë ne, që të gjitha qeveritë dhe udhëheqësit e atyre vendeve ku kanë migruar muslimanët, ti falenderojmë dhe tu shprehim mirënjohje që ua kanë mundësuar një jetesë të mirë dhe një liri fetare e mendore të gjitha pakicave që jetojnë në ato vende. Mesazhi profetik i Muahammedit a.s. ishte se:

Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk falënderon as Perëndinë” ![2]                                                                                                                                                    Nё ditët e sotme, thuaja se në gjithë botën , në shtetet multifetare, ose brenda njё shtetit, mund të shihen persekutime mbi baza religjioze si ato nё mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, religjioneve tradicionale dhe atyre të “reja-tarikate e sekte të ndryshme”, mes një religjioni zyrtar ose të preferuar.

Nuk janё raste tё rralla kur sulmet ekstremiste lidhen me fenë, pra kur kryesit theksojnë se e kanë kryer krimin “në emër të Zotit”, religjioni dhe liritë e tij përdoren dhe keqpërdoren për t’i mbuluar veprimet egoiste ose kërkesat e motivuara politike.

Natyrisht, ashtu si dhe popujt e tjerë, as shqiptarët nuk janë të imunizuar nga radikalizmi dhe ekstremizma të ndryshëm; fetare dhe raciste. Por, duhet ditur se këto dukuri të rrezikshme nuk kanë fe, kombësi, as atdhe. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e dukurive të sotme globale, transnacionale, “pa pasaportë”, ndaj të cilave duhet luftuar bashkërisht, në njё  front unik dhe në mënyrë të organizuar. Sfidat globale kërkojnë përgjegjësi dhe bashkëpunim global për t’u përballuar me sukses.[3]

Të gjithë dijetarët islam këto veprime i konsiderojnë si vepra penale dhe të ndaluara fetarisht. Këto veprime konsiderohen se janë përtej fesë së pastër, të mëshirshme dhe të drejtë si dhe në kundërshtim të plotë me mësimet profetike dhe të konsensusit të dijetarëve. Duhet ptanuar  se ato veprime prapa veti bartin edhe pasoja dhe dëme të mëdha në shtrembërimin e imazhit të islamit dhe të muslimanëve, si dhe janë pengesë e madhe në afrimin e njerëzve drejt rrugës së All-llahut xh.sh.

Do theksuar se sikundër në  Kosovë  po ashtu edhe në Shqipëri , institucionet gjegjëse janë angazhuar seriozisht në luftën kundër terrorizmit, në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.[4]   Në të dy vendet është miratuar legjislacioni përkatës që penalizon pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në konflikte  jashtë vendit, kushdo dhe kudo qё tё jenё ai. Në të dy këto shtete, janë arrestuar individë, të dyshuar, se janë marrë me rekrutim të qytetarëve shqiptarë për konfliktin e Lindjes, sikundër që kudo në trojet shqiptare janë arrestuar njerëz për pjesëmarrje në luftën të huaja. Për fat të mirë, askund në trojet shqiptare nuk ka pasur akte terroriste, sikundër kanë ndodhur dhe po ndodhin në vazhdimësi, si në Lindje po ashtu edhe në Perëndim.

Duhet patur nё mend se:

Nuk do të ketë paqe ndërmjet kombeve pa pasur paqe ndërmjet religjioneve. Nuk do të ketë paqe ndërmjet religjioneve pa dialog mes religjioneve. Nuk do të ketë dialog ndërmjet religjioneve, pa e hulumtuar themelimin e religjioneve.[5]  ( Hans Küng, president i fondacionit për etikë globale).    

[1] . Kur’ani,  sureja  “El-Bekareu”, ajet 136.

[2] . Hadithё (thёnie profetike) e pёrkthyer nga Naim Frashёri nё kapitullin ‘Thelb i Kur’anit”.

[3]. Shkëputur nga artikulli ” Xhihadi rus në Ballkan” Bota Sot | 28.07.2015 00:44 • Dr. Islam LAUKA, diplomat.

[4] Parlamenti i Republikës së Kosovës më 12. 03. 2015, miratoi ligin që për pjesëmarrësit në ato luftëra të burgosen  me heqje lirie prej 6-të muaj deri  në 15 vjet, dhe për fat të keq, nuk është bërë asgjë për rehabilitimin, integrimin dhe  socializmin e tyre në shoqërinë kosovare.

Idividi” – 13.03.2015, Prishtinë,  më 12 mars 2015 (MIA) – Parlamenti i Republikës së Kosovës, me 60 vota për, 17 kundër dhe 2 abstenime e miratoi si tërësi Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura…!

[5].  Hans Küng, president i fondacionit për etikë globale.