Plani i Robben pas largimit nga Bayern Munich

Arjen Robben do të vazhdojë karrierën e tij edhe pas largimit nga Bayern Munich, por vetëm me një kusht.

Holandezi ka bërë të ditur se do të largohet nga “Allianz Arena” në verën e ardhshme.Ish reprezentuesi i Holandës ka shkëlqyer në Bayern, që nga viti 2009 kur u transferua nga Real Madrid.

Ai aty ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.Por, pasi bëri të ditur se gjatë verës do të largohet nga skuadra bavareze, ai ka treguar edhe për jetën pas atij vendimi.

“Është një hap shumë i madh, sigurisht, ky vendim nuk merret për një ditë” ka thënë fillimisht Robben për “Kicker”, transmeton lajmi.net.

“Nëse vjen ndonjë ofertë që më bind 100%, atëherë do të vazhdoj, nëse jo, do të pensionohem” ishin fjalët e holandezit.Robben për vite ka qenë bartës i lojës së Bayern Munich, së bashku me francezin Franck Ribbery.