Plakja dhe dëmtimi në lëkurën e fytyrës, ja kombinimi i gabuar

A e dini se çdo ditë me veprimet tona rutinë, ne jo vetëm e dëmtojmë lëkurën por i nxisim asaj edhe plakjen e parakohëshme?  Jo vetëm kaq, por çdo ditë miliona gra në botë duke përdorur produkte shumë të shtrenjta, por që nuk kanë përshtatshmëri me nevojat e tyre, të tilla si maska, scrub, serume, kremra të ndryshme etj e dëmtojnë rëndë lëkurën e fytyrës. Në të vërtetë shumë prej ketyre produkteve që ne i zgjedhim për të na mirëmbajtur në  harkun e 4-5 viteve sjellin një rënie tv dukshme të lëkurës së fytyrës sepse ato nuk kanë elementet e duhura ushqyese sipas ndryshimeve dhe ritmeve qelizore.  Përpara se të shkojmë tek produktet e blera rregulli i parë dhe më i rëndësishmi është stili ynë i jetës dhe mënyra jonë e të ushqyerit. Ashtu sicc thoshte edhe Hipokrati kur trupi  nuk ka gojë te flasë, do të jetë lëkura ajo që do ti tregojë të gjitha. Kështu ndodh edhe me fytyrën tonë, ajo do të jetë pasqyra e gjithë jetës sonë, mënyrës sesi ne ushqehemi, sesi kufizohemi nga përdorimi i alkolit, duhanit. Por jo vetëm kaq por edhe deri ku do të shkojnë limitet tona me sheqerin, kripën, yndyrën, laktozën etj.

Kombinimi i gabuar!                  

Edhe kur përdorim produkte kozmetike, shumica e gabimeve që shkojnë në dëm të lëkurës vijnë nga kombinimet e gabuara. Kështu në rast se kemi fytyra të thata ne nuk duhet të përdorim scrube dhe maska të cilat i përdorim për të larguar qeliza të vdekura. Sepse tek një lëkurë e thatë nuk ka vend për të hequr qeliza , pervecse tek një trajtim te thellë tek profesionisti, sepse në kushte shtëpiake ne largojmë jo vetem qelizat por edhe lageshtiren, atë pakëz ujë qelizor që na mban në jetë funksionimin tek lëkurat e thata. Dhë në shumë raste ne rrezikojmë që të mbetemi jo vetëm me lëkurë të thatë, por edhe i shtojmë asaj irritime të ndryshme, si shfaqjën e ndjeshmërisë, krijimin e pucrrave dhe lekurë te carë gjithashtu.

 Kremi Hidratues!                    

Edhe përdorimi i kremit hidratues nga miliona prej nesh është një ndër veprimet që në shumë raste e con lëkurën në plakje. Duhet të dini që përdorimi i kremit hidratues nuk varet nga lloji i lëkurës gjithmonë, por edhe nga stina kur ne duhet ta përdorim këtë krem. Duhet që hidratimi të jetë një menyrë “ujitëse” për lëkurën tonë të fytyrës vetëm në verë, ndërkohë që vjeshta, dimri dhe pranvera kërkojnë elementë të tjerë veprues dhe trashësi të ndryshme kremi. Hidratuesi është një produkt i hollë dhe përshtatet shumë mirë me verën, kurse kremi i stinëve të tjera duhet të jetë më i trashë sepse atë do ta shoqërojnë elementë ushqyes, vitaminoz etj.

Pastruesi i fytyrës!                                                   

Mbase nuk e dini por nëse ka një produkt i cili plak me shpejtësi të jashtëzakonshme fytyrën është pastruesi i saj. Dëgjoj shumë në përditshmërinë time, teknika pastrimi që unë i quaj “dembele” me qumësht pastrues dhe tamponë pambuku. Veprim ky i cili mund të bëhet duke qëndruar komod para pasqyrës ose para televizorit. Pas këtij pastruesi mund të vijë ose jo toniku. A e dini që ky veprim është shkatërruesi dhe dëmtuesi kryesor i fytyrës. Sepse ju arrini të hiqni një pjesë të papastërtive me pambuk, dhe një pjesë tjetër e cila është ngjitur me qelizën dhe ka mbushur poret e fusni edhe më në thellësi të shtresave të lëkurës. Larësi i fytyrës duhet të jetë një produkt që gjithmonë duhet të kërkojë shplarje. Gjithmonë! Mendoni të lani flokët me një shampo e cila pretendon të largojë yndyrën, papastërtitë vetëm duke përdorur produktin dhe duke e larguar atë me peshqir të thatë. A arrin të pastrohet floku! Jo , sigurisht që jo. Ose me thjeshtë mendoni të lani enët me një produkt që nuk kërkon ujë të bollshëm për tu shplarë? Do e bënit këtë zgjedhje, unë mendoj që jo. Ja pra ky është larësi ose ndryshe pastruesi i fytyrës. Që duke u përdorur siç do kozmetika ( pra industria që shet produkte) dhe jo siç e dinë profesionistët ( dermatologët dhe estetistët) i çon çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në gabim blerësit e saj