Plagosja në Kavajë, dy burra parandalojnë agresorin e armatosur

Ngjarja që tronditi rrugët e Kavajës, ku një burrë 31 vjeçar plagos një tjetër, 53, pranë bashkisë së vjetër, nuk kaloi pa kapjen e kamerave.

Ajo madje do të mund të përfundonte edhe më keq po që se dy kalimtarë të rastit nuk do ta neutralizonin agresorin.

Pas breshërisë së plumbave të hedhur nga personi i identifikuar si Fitim Baboçi, dy kalimtarë e kapin atë nga pas duke shuar mundësinë për më shumë dëme.

Pas kësaj vepre që po konsiderohet si “heroike dhe vetëmohuese”, duke qenë se kalimtarët kanë rrezikuar veten, policia ka arrestuar kryesin agresionit.

Dëshmitarët thonë se arsyet e konfliktit mes dy burrave ishin një histori e vjetër, duke aluduar në motive të ulëta. Megjithatë, autoritetet konfirmojnë se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve për rreth si dhe është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.

SHPËRNDAJE