Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur në orët e vona të mbrëmjes në sheshin “Ataturk”, në Prizren.

Një i dyshuar ka shtënë në drejtim të të viktimës, të cilin e ka plagosur në pjesën e epërme të këmbës. Viktima është dërguar për tretman në spitalin e Prizrenit, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për shkaqe të pa njohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilinë e plagos në pjesën e epërme të këmbës. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tije shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”.