Plagosen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një përson 54 vjeçar i cili dyshohet se ka plagosur dy persona, njëri i gjinisë femërore.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Pejës dhe sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

Me datë 16 maj 2019 rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fsh. Treboviq – Pejë për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar:

  • B. K. lindur me 1964 m/k/sh

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë.