PKK bën transportimin e drogës nga Belgjika

 Është zbuluar se një rrjet i organizatës terroriste PKK në Belgjikë ka bërë shitjen e lëndëve narkotike në gjysmën e shteteve evropiane, ndërsa paratë e përfituara nga shitja i ka transferuar organizatës terroriste.

Sipas agjencisë të lajmeve Belga të Belgjikës, me operacionet e zhvilluara kundër PKK-se në Austri dhe Belgjikë është shkatërruar njëri nga rrjetet e PKK-së në Evropë.

Është zbuluar se rrjeti, qendra e të cilit është qyteti Hasselt në rajonin Flaman të Belgjikës, kishte futur drogë në Evropë nga portet e Roterdamit të Holandës dhe Anversit të Belgjikës.

Lëndët narkotike të marra nga portet ishin dërguar në një shtëpi në Hasselt duke i ndarë ato në pako pesë kilogramshe, të cilat i kishin fshehur në pjesët e ndryshme të veturave, ku pastaj janë futur në treg në gjysmën e Evropës, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Francën, Holandën dhe Zvicrën.