Pjesa e parë: Kosova U21 0-2 Izraeli U21

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova U21 – Izraeli U21.

Janë mysafirët nga Izraeli që në pushimin e pjesës së parë kanë shkuar me dy gola epërsi, 0-2.Përfaqësuesja e Kosovës e nisi shumë mirë takimin, duke pasur dy raste të mira shënimi në dy minutat e parë të ndeshjes.

Ishte Hasani që në minutën e parë nuk arriti të kontrolloi si duhet një top që pranoi nga Celina, për të lëshuar mundësinë e parë të Kosovës.

Një minutë më vonë, ishte pikërisht Celina që u gjend përballë portierit mysafir, i cili arriti të ndal goditjen e sulmuesit të Kosovës.

Atë që se bëri Kosova, e bënë izraelitët që shënuan në minutën e 15’ përmes Nachimas, i cili mposhti portierin Bekaj pas një goditje me kokë.Një gabim i Bekajt i kushtoi me golin e dytë Kosovës, që shënoi në minutën e 44’ me Weissman./