Pjesa e parë: Anglia – Kosova 5:1

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Angli – Kosovë, me rezultat 5-1.

‘Dardanët’ e nisën më mirë këtë ndeshje, duke realizuar me Valon Berishën (1’) pas një gabimi të mbrojtjes vendase.

Gjithsesi, pas pësimit të golit ‘Tre Luanët’ morën në kontroll gjërat, duke barazuar fillimisht me Raheem Sterling (8’).

Në vazhdim ndeshja u dominua nga skuadra e Gareth Southgate, duke kaluar në epërsi përmes Harry Kane (19’).

Goli i tretë i anglezëve u realizua nga Mërgim Vojvoda (38’), i cili u ‘detyrua’ të shënonte pas depërtimit të Jadon Sancho.

Ky i fundit (44’ 45+1’) shënoi golin e katërt dhe të pestë për Anglinë, duke vulosur rezultatin e 45 minutëshit të parë 5-1.

Ndërkohë, Bernard Challandes është përjashtuar nga banka rezervë pas protestës për golin e tretë të anglezëve, pasi pretendoi për një faull te Fidan Aliti.