Pezullimi i parlamentit në Britani i paligjshëm

Vendimi i Boris Johnson për pezullimin e parlamentit britanik është i paligjshëm, ka vendosur Gjykata më e lartë civile e Skocisë.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Sesionit vendosën në favor të një grupi politikanësh që  kundërshtuan veprimin e kryeministrit, shkruan oranews.

Vendimi rrëzon një vendim të mëparshëm nga gjykata, që tha javën e kaluar se Johnson nuk e kishte shkelur ligjin.

Parlamenti britanik u pezullua të martën.

Gjyqtarët thanë se pezullimi i Parlamentit, një proces i njohur si prorogation, ishte i motivuar nga një dëshirë për të “penguar Parlamentin”.

Ata u shprehën se kjo ishte e paligjshme ndaj vendimi është i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt.

Por vendimi i gjykatës nuk do ndikojë menjëherë në pezullimin aktual të Parlamentit, që nisi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Gjykimi i plotë do të dalë të premten.

Deputetët duhet të kthehen në Parlament më 14 tetor. Dhe Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE në 31 tetor.

SHPËRNDAJE