Petkovic: Kulturat e ndryshme, sekret i suksesit të Zvicrës

Shumëllojshmëria e kulturave e kanë forcuar shumë kombëtaren e Zvicrës. Në këtë përfundim ka dal trajneri i helvetëve, Vladimir Petkovic që në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Suedisë ka deklaruar se përbërja nga kombësi të ndryshme ka ndihmuar kombëtaren të rritet.

“Kemi arritur t’i sjellim bashkë kulturat e ndryshme, talente të ndryshme, ideologji ndryshe dhe ato po na ndihmojnë të luajmë futboll të mirë. Kemi një skuadër ku kimia është e mirë, gjithçka po shkon mirë dhe kjo është garantuese për sukses”.

“Kur kaloni në turne tregon që kemi luajtur mirë. Suedia është kualifikuar, eliminoi Italinë dhe kaloi grupet lehtë. Nuk janë kundërshtarë të dobët… Mund të jemi një befasi për ata që na nënçmojnë. Duam të fitojmë nesër, por nuk mendoj se ky është synimi përfundimtar”,-ka thënë ai./Ora News