Pesë të plagosur me armë zjarri në Drenas, flet Policia

olicia e Kosovës e ka konfirmuar përleshjen me armë zjarri që ndodhi sot pasdite në Drenas, përleshje që la pesë të plagosur me armë e një tjetër me mjete të forta.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë që informatën për këtë ngjarje e kanë marrë rreth orës 16:30.

“Me date 17.02.2018, rreth ores 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marre informacionin se pese persona te plagosur nga arma e zjarrit dhe nje tjeter i lenduar nga mjete te forta kane kerkuar ndihmen mjekesore. Policia menjehere ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndermarrjen e veprimeve te nevojshme operative dhe hetimore.

“Aktualisht policia eshte duke hetuar rrethanat qe kane sjelle deri tek kjo ngjarje dhe po punon per zbardhjen e motiveve te saje. Të plagosurit jane transferuar per ne QKUK – Prishtine”, ka thënë Borovci nga Policia.

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në Drenas. Sipas asaj që ka arritur të marrë vesh Gazeta Metro, dy grupe janë përleshur me armë zjarri për arsye që deri më tash nuk dihen.

Nga kjo përleshje pesë persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, kurse një tjetër është lënduar nga mjete të forta, raporton Gazeta Metro.

Gjithashtu, dy prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohen pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, ka konfirmuar shkurt incidentin duke thënë që momentalisht ka shumë të plagosur që poo trajtohen në emergjencë. Ai ka thënë që nuk mund të flasë më shumë pasi po merren me viktimat.