Pesë propozimet për emrin e ri të Maqedonisë

Mediat maqedonase kanë publikuar pesë emrat e rinj të propozuar nga Kombet e Bashkuara. Emrat iu janë dorëzuar negociatorëve grekë dhe maqedonas, të cilët duhet të kthejnë përgjigje brenda dy javësh

Çështja e emrit, që po bllokon Maqedoninë drejt rrugës për në BE-s dhe anëtarësimin në NATO, duket të jetë shumë pranë një zgjidhjeje. Janë në fakt pesë emrat e propozuara nga i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç, për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonase, këto propozime u janë bërë të ditura negociatorëve, Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas “MKD.mk” emrat janë:

Republika e Re e Maqedonisë

Republika Veriore e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë së Epërme

Republika e Vardarit të Maqedonisë

Republika e Maqedonisë së Shkupit

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Shkup të enjten, përjashtoi në mënyrë të prerë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.