Pesë persona ndërrojnë jetë pas protestave në Bolivi

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në Bolivi si pasojë e përplasjes mes mbështetësve të ish-presidentit, Evo Morales dhe forcave të sigurisë.

Një doktor nga qyteti i Sacaba është shprehur se shumica e personave të vrarë dhe të plagosur  gjatë të premtes kanë plagë të marra nga plumbat. Por autoritet në Bolivi ende nuk i kanë konfirmuar vdekjet e këtyre personave.

Ish-Presidenti i Bolivisë Evo Morales dha dorëheqjen të dielën që lamë pas si pasojë e protestave  për zgjedhjet presidenciale. Aktualisht ai ka përfituar azil në Meksikë, pasi ka thënë se i rrezikohet jeta në Bolivi.

Ndërkohë postin vakant të Presidentit në Bolivi e ka marrë Jeanine Áñez, e cila u shpall vetë e tillë. Ajo ka bërë të ditur se nëse Morales kthehet në Bolivi do të procedohet penalisht./Opinion.al/