Pesë ndeshjet e fundit të Kosovës dhe Malit të Zi – ‘Dardanët’ njohin vetëm një humbje

Kosova luan sonte testin vendimtar për kualifikueset e Euro 2020, kur do të përballet me Malin e Zi.

‘Dardanët’ do të luajnë në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45 e që është arena ku ata nuk e njohin fjalën humbje.

Fitorja është e ‘detyrueshme’ por selektori ka kërkuar që lojtarët ta mbajnë euforinë dhe të qëndrojnë me këmbë në tokë, shkruan lajmi.net.

Kosova gjithashtu është skuadër më në formë se sa kundërshtari, pasi në pesë ndeshejt e fundit ka arritur tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndërkohë, Mali i Zi ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje derisa me trajnerin e ri nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit kualifikuese.

Skuadrës së Bernard Challandes i ka të domosdoshme tre pikët nëse dëshiron ta mbajë hapin e Çekisë në pozitën e dytë.