Pesë lojtarë të Realit afër vazhdimit të kontratës

Raportohet se Real Madridi së shpejti do të konfirmojë vazhdimin e kontratave për pesë yje të saj.

Marca raporton se tashmë kanë përfunduar marrëveshjet me Iscon, Marco Asension, Dani Carvajalin, Marcelon e Raphael Varanen.

Isco do të mbetet në Bernabeu deri më 2021, ndërsa do të ketë klauzolë largimi prej 700 milionë eurove, kurse Asensio të vazhdojë deri më 2023. Mbrojtësit Varane, Marcelo e Carvajal do të nënshkruajnë deri më 2022.

Reali planifikon që t’ia vazhdojë kontratën edhe Karim Benzemas, i cili ka kontratë deri më 2019, dhe “Mbretërit” duan që ai të vazhdojë deri më 2021.