Pesë gazetarë të BBC-së në mesin e viktimave në Kabul

Pesë punonjës të BBC dhe shoferi i tyre afgan janë disa nga viktimat e bombardimeve ne sulmin kamikaz qe ndodhi pranë ambasadës Gjermane në Kabul, njofton BBC.

Ne mesin e qindra te plagosurve jane edhe katër gazetarë të BBC poashtu, thuhet në një deklaratë.

Sulmi vrau të paktën 80 vetë dhe plagosi më shumë se 300 te tjere. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësne, ndersa talebanët kanë mohuar përfshirjen. Ky eshte njeri prej sulmeve me te pergjakshme ne muajt e fundit, dhe vie pikerisht gjate muajit te shenjte te Ramazanit. /MESAZHI/