Pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende – vende me vranësira të shpërndara.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas të cilit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe pritet të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s.