Pesë ditë fushatë për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të jetë pesë ditë.

Po ashtu KQZ ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Gllogoc.

Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.

Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike duke e quajtur takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.

Edhe Betim Vishaj anëtar i KQZ ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim. Ndërkaq Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk i takon partive politike duke theksuar që “shumë mirë ia ka bërë që ka shkuar”.