Përzgjedhësi i Maltës: Kosova brenda pesë viteve do të ketë top-kombëtare

Përzgjedhësi i Kombëtare së Maltës, Ray Farrugia në konferencë për medie ka folur për ndeshjen me Kosovën.

Ai i ka lartësuar futbollistët e Kosovës, por njëkohësisht ka thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë dhe se ne këtu kemi ardhur për fitore.

“Sikur Kosova ashtu edhe ne kemi prurje të reja dhe jemi përmirësuar dukshëm. Presim të jetë lojë shumë e mirë. Pa marr parasysh se kundër kujt luan, luan për të fituar. Ne kemi ardhur për të fituar”.

“Jemi duke punuar shumë, pasi jemi në tranzicion”.

Farrugia ka shtruar se Kosova do të ketë brenda pesë viteve një top kombëtare.

“Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha dhe unë besoj se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare”, ka theksuar Farrugia.

Kosova luan ndaj Maltës sot (e enjte) nga ora 20:45. /Telegrafi/