Përurohet xhamia e re në Glloboçicë të Kaçanikut(Video)

Në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut sot në mënyrë solemne është përuruar xhamia e re. Në këtë ngjarje morën pjesë drejtues të BIK-ut nga qendra, si dhe drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kacanikut.

xhami2

Në emër të myftiut Naim Tërnava, foli kryeimami Sabri Bajgora, I cili falenderoi të gjithë banorët dhe qytetarët e kësaj ane që ndihmuan jetësimin e kësaj xhamie mjaftë të nevojshme për këtë fshat.

xhami1

“Ky objekt madhështor, me plot të drejtë shpresojmë që të jetë vatër e edukimit të shumë brezave e gjeneratave si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë kombëtar. Allahu i Madhërishëm i shperbleftë të gjithë ata bamirësa të cilët ofruan ndihmën e tyre, që ky objekt i mrekullueshëm sot të jetë i gatshëm për adhurimin e Krijuesit fuqiplotë, ka thënë Kryeimami Bajgora, gjatë ceremonisë solemne të përurimit të kësaj xhamie./Mesazhi.com/