Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar 15 autobusët e rinj të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës njoftoi se 15 autobusët e dytë do të vijnë më 23 janar dhe të fundit në mars ose prill.

“Sot kam kënaqësinë para juve të hapi këtë përurim të transporti publik në Prishtinë. Sot pas tre viteve jemi me autobusët e ri pas shumë diskutimesh e analizash që t’i kemi sot këta autobusë në Prishtinë… Prishtina ka nevojë për mbi 120 për ta mbuluar”, tha ai para të pranishmëve.

Ndërkaq, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se po konkretizohet një projekt i rëndësishëm

“…Ky është ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur qeveria për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projekte tjera…”, tha Hoti.