Përplaset treni me autobusin e shkollës, viktima dhe të lënduar

Një tren është përplasur me një autobus shkollor pranë Perpignanit në Francën jugore, duke lënë të vdekur të paktën katër vetë, duke përfshirë dy fëmijë, njoftojnë mediat franceze.

Treni që përshkon rajonin thuhet se është përplasur me autobusin e shkollës në një kalim të nivelit në Millas në qarkun Pyrenees-Orientales, rreth orës 16:00 sipas orës lokale.

Shtatë persona thuhet se janë lënduar rëndë dhe po qëdrojnë në spital. 12 të tjerë thuhet se kanë marrë lëndime të lehta. /MESAZHI/