Përplaset avioni me 170 pasagjerë në Iran, asnjë i mbijetuar

Një Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është përplasur në Iran, sipas mediave lokale.
Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka asnjë shans për të gjetur të mbijetuar.
Avioni që i përkiste Ukrainës u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran, tha agjensia e lajmeve shtetërore Fars.
Raportet paraprake sugjerojnë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas të Kyiv.
Mbetet e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA. /Mesazhi/