Përleshje për ndihmat në Venezuelë, 4 të vrarë, qindra të plagosur

Protestat e opozitës në Venezuelë për të futur ndihmat e dërguara nga SHBA-ja nëpërmjet pikave kufitare janë shndërruar në përleshje mes opozitarëve dhe forcave të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të afërta me opozitën thuhet se 4 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur. Forcat e sigurisë në urën ndërkombëtare Simon Bolivar që lidh Kolumbinë me Venezuelën kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë sulmuar me koktej molotovi dhe gurë.

Protestat janë shndërruar në përleshje mes opozitarëve dhe forcave të sigurisë për futjen e “ndihmave humanitare” në vend që Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka dërguar në kufirin e Venezuelës dhe dorëzimin e këtyre ndihmave tek Juan Guaido i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i Venezuelës.

❮❯

Përleshje për ndihmat në Venezuelë, 4 të vrarë, qindra të plagosur

Ndërkohë ka shkaktuar debate edhe djegia e kamionëve me ndihma në Francisco de Paula Santander, një tjetër urë në kufirin Kolumbi-Venezuelë. Burime të afërta me qeverinë kanë pretenduar se kamionët janë djegur nga opozitarët me qëllime provokative ndërsa burimet opozitare kanë pretenduar se kamionët janë djegur nga Garda Kombëtare Bolivariane (GNB).

Organizata joqeveritare venezuelase Foro Penal, e afërt me opozitarët pretendon se gjatë përleshjeve në pikat kufitare kanë humbur jetën 4 persona, mbi 200 janë plagosur dhe 51 të tjerë janë arrestuar. Ndërkohë nga qeveria e Venezuelës ende nuk kanë dhënë deklaratë në lidhje me çështjen.

Në pikën kufitare me Brazilin ku kanë filluar së pari përleshjet deri më tani është pika e vetme nga ku kanë hyrë ndihmat humanitare. Në orët e para të mëngjesit në kufirin Venezuelë-Brazil thuhet se ka hyrë një sasi e papërcaktuar e ndihmave me ilaçe.

Ndërsa në anën tjetër një anije me “ndihma humanitare” prej 200 ton e cila pritej të mbërrinte në Venezuelë nga Porto Riko është ndaluar përparimi i saj pasi është tërhequr nga flota e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare.

Burimet e afërta me Kolumbinë kanë bërë të ditur se deri më tani mbi 60 pjesëtarë të forcave të sigurisë venezuelase si ushtarakë, nga polica kombëtare dhe forcat speciale me grada të ndryshme kanë kërkuar strehim në Kolumbi.

Venezuela u përfshi nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan më tej kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, me mbështetjen e SHBA-ve dhe shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine. Ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Kuba, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.