Përleshje në procesin zgjedhor të PDK-së në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme në të gjitha komunat.

Sot, në komunën e Skenderajt, gjatë procesit zgjedhor situata është tensionuar duke u përleshur dhe fyer mes vete mbështetësit e ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut.

Rasti ka ndodhur në nëndegën e kësaj partie në Klinë të Epërme.

Deri me tani, asnjëri nga kandidatët për të parin e PDK-së në Skenderaj, nuk janë deklaruar lidhur me rastin në fjalë.

Duhet kujtuar se, Komuna e Skenderajt ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq në zgjedhjet e fundit lokale, gjithçka ndryshoi kur në garë për kryetar komune doli Bekim Jashari.