Përleshje dhe trazira, kryeqyteti libian mbyll shkollat

Të gjitha shkollat janë mbyllur sot në kryeqytetin libian Tripoli, si pasojë e përleshjeve midis forcave qeveritare dhe milicive rivale.

Në një postim të publikuar në Facebook, këshilli bashkiak i Tripolit tha se shkollat ​​do të mbeten të mbyllura derisa të kthehet stabiliteti dhe qetësia.

Dhuna ne Tripoli shpërtheu të martën pasi forcat besnike të qeverisë nisen një operacion ushtarak kundër milicive rivale në Tripolin perëndimor, ndersa me vone përleshjet u shtrinë në pjesë të tjera të kryeqytetit libian.

I dërguari i OKB-së Martin Kobler, nga ana e tij, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Tripoli.

Libia mbetet e destabilizuar qysh nga trazirat e vitit 2011, kur një kryengritje e përgjakshme përfundoi me përmbysjen dhe vdekjen e diktatorit Muamar Gadafit pas 42 vjetësh në pushtet. /MESAZHI/