Përhapet një sulm masiv kibernetik

Një sulm i madh kibernetik që fillimisht goditi Ukrainën duket se po përhapet në të gjithë botën.

Ky sulm po shpërndahet në vendet si SpanjA dhe India, dhe mund të jetë i ngjashëm me sulmin masiv “Wannacry”, njoftojnë ekspertë të sigurisë kibernetike.

Sulmi po godet infrastrukturën vitale në vendet ku është përhapur. Kjo ka përfshirë kompani kyce si kompania daneze e transportit detar Maersk dhe kompania britanike e reklamave WPP. /MESAZHI/