Përgjaket qyteti nigerian! Humbin jetën 20 ushtarë, 1 mijë banorë shpërngulen

Një sulm terrorist në një qytet të Nigerisë u ka marrë jetën 20 ushtarëve si dhe ka detyruar 1 mijë banorë të shpërngulen. 

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një qytet në Nigerinë verilindore.

Të martën në mbrëmje, terroristët hynë në Monguno në shtetin Borno duke u paraqitur si një kolonë ushtarësh. Më pas ata sulmuan trupat brenda qytetit, duke shkatërruar të paktën 750 shtëpi.

Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndimore (ISWAP) mori përgjegjësinë e sulmit në agjencinë e saj të lajmeve Amaq. Thuhet se një nga terroristët shpërtheu një makinë-bombë në qytet, duke vrarë të paktën 8 ushtarë dhe duke shkatërruar 3 automjete të blinduara./tch