Përgatitja e çantës së lindjes, gjërat që shumë nëna harrojnë para se të shkojnë në spital

Do të iu këshillonim që valixhen ose çantën e lindjes ta përgatisnit gjatë dy muajve të fundit të shtatzënisë, në mënyrë që të bëheni gati edhe në rast se do të ndodhë lindja e parakohshme.

Çfarë duhet të përmbajë çanta e lindjes për beben dhe nënën?

Një qese me veshje duhet të jetë gati e ndarë për secilën ditë të qëndrimit në maternitet (në përgjithësi 3-4 ditë). Ajo duhet të përmbajë:

  • Trupore pambuku, veshjen e sipërme, çorape, përparëse, kapuç, doreza. Nëse keni dëshirë që vajza juaj të veshë fustan mund të vendosni edhe geta.
  • Bebelina dhe letra të lagura të një cilësie shumë të mirë dhe sigurisht pa aromë.
  • Këmisha “e fatit” e cila do të vishet në momentet e para pas lindjes. Pra veshja e parë e fëmijës.
  • Peshqir për bebe.
  • Batanije ose çarçafë, sipas stinës.
  • Shampo për bebe, krem kundër irritimeve, si edhe vaj bajamesh të ëmbla.

Çanta e lindjes per nënën!

Si fillim duhet të vendosni brenda çantës së lindjes të gjitha dokumentat dhe analizat e bëra gjatë shtatzanisë, si edhe kartën e shëndetit (në rast se e keni), pa harruar edhe kartën e identitetit.

  • 3-4 këmisha nate të hapura përpara ose me kopsa.
  • Një triko për ta hedhur supeve ndërsa ushqeni me gji ose shkoni në tualet.
  • Bebelina të mëdha ose linesa super thithëse (të posaçme për periudhën pas lindjes).
  • Mbathje një përdorimshe.
  • Recipeta të përshtatshme për gjidhënie (të paktën 2 copë).
  • Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh.
  • Të gjithë aksesorët e higjenës personale si edhe ato të trukut./ Pernenat.al
SHPËRNDAJE