Përfundon pjesa e parë, Kosovë – Azerbajxhan, rezultati dhe statistikat

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Azerbajxhanit.Golin e ka realizuar Arbër Zeneli në minutën e 1’, nga një goditje fenomenale jashtë zonës së kundërshtarit, raporton “lajmi.net”.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Kosova, ndërsa Azerbajxhani nuk arriti që ta rrezikoj asnjëherë portën tonë seriozisht.Pjesa e dytë me gjasë do të jetë edhe më e furishme nga djelmoshat tanë, që sulmuan në çdo moment portën e mysafirëve.