Përfundon intervistimi tre orësh i Flora Brovinës, nuk e thotë asnjë fjalë për fotografinë

Pas tre orë intervistim, deputetja e PDK-së Flora Brovina ka dalur nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Për media nuk e ka folur asnjë fjalë, teksa është larguar me veturë zyrtare të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Dje Brovina paraqiti para medieve një fotografi, përshkimi i së cilës, sipas deputetes, shfaqte tre ushtarë serbë po dhunonin seksualisht një grua kosovare.

Kjo fotografi po dyshohet se është e rreme pasi ajo ishte marrë nga një film pornografik në Iran.

Megjithëkëtë, Brovina ka mohuar kategorikisht se fotografia është manipulim, sipas saj, ajo e njeh viktimën dhe fotografia e ‘luftës’ ishte bërë me pëlqimin e familjarëve të viktimës.