Përfundon intervistimi i Sami Lushtakut në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin para Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Pas disa orësh intervistë, Lushtaku ka dalë nga objekti i Speciales, por nuk është prononcuar për media. Të gatshëm të flasin për media nuk kanë qenë as avokatët e tij Arianit Koci dhe Geoffrey Nice. Ndryshe, dje intervistimin e tij e ka përfunduar edhe Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit. Ai tha se është përgjigjur seriozisht në pyetjet e prokurorit, duke shtuar se “UÇK-ja e ka mbrojtur atë, e jo ai UÇK-në”.