Përfundon aksioni i policisë kundër lojërave të fatit në Ferizaj, arrestohen gjashtë persona

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës “Basti 2” kundër lojërave të fatit në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti operacion ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personae, shkruan lajmi.net.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Me datën 08.09.2019 duke filluar prej orës 19:00 e deri rreth orës 01:00 të datës 09.09.2019 duke u bazuar në Planin Operativë “Basti 2“, Njësitet relevante Policore në kuadër të DRP-së në Ferizaj kanë realizuar një operacion, ku me ç’rast kanë kontrolluar tetë lokale në lokacione të ndryshme, në të cilat lokale ekzistonte dyshimi se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të atyre lokaleve, nga ana e Policisë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

Tre aparata të kazinove,
Pesëmbëdhjete Shtëpiza të kompjuterit,
Tre Printer të kompjuterit,
Shtat telefona celular,
Para të gatshme në vlerë prej 570 Euro dhe
Disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojërave të fatit.