Përforcimi i ri i Barcelonës prezantohet të enjten (Foto)

Paulinho do të prezantohet nga Barcelona të enjten.

Jose Paulo Becerra Maciel Junior, i njohur si Paulinho është zyrtarisht futbollist i ri i Barcelonës.

Ai është konfirmuar si anëtar i ri i gjigantit katalan nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Barcelonës.

Kurse, ai do të mbërrijë në Barcelonë të mërkurën në ora 14:15.

Ndërsa, pas testeve mjekësore ai do të prezantohet para gazetarëve në ditën e enjte në një konferencë për media.