Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe presidenti i tyre, Florentino Perez, janë të etur ta shohin yllin brazilian të Paris Saint-Germain, Neymar në Santiago Bernabeu dhe duan ta bëjnë çmendurinë duke afruar Cristiano Ronaldon në marrëveshje.

Real Madridi tashmë po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe ka filluar të shikojë në tregun e transferimeve.

Objektivi kryesor është ylli brazilian, Neymar, lojtar për të cilin ai do të jenë të gatshëm ta përfshijnë edhe Cristiano Ronaldon në operacion.

Florentino Perez ka yllin brazilian mes syve të tij dhe do të përpiqet ta sjellë atë në Madrid këtë verë, diçka që ai tashmë e ka thënë disa herë kur u largua nga Barcelona për në PSG.

Neymar duket të jetë ëndrra e Perezit

Është e vërtetë se menaxhimi i Real Madridit ishte i vetëdijshëm se ishte pothuajse e pamundur të nënshkruhej një lojtar direkt nga Barcelona.

Vështirësia kryesore e operacionit të ndjekur nga Real Madrid është se klubi parisian nuk dëshiron të privohet në asnjë mënyrë nga shërbimet e lojtarit pas vetëm një sezoni në PSG.

Ronaldo është larg formës së dikurshme këtë sezon dhe Reali se sheh më të pa-shitshëm

Kjo pasi drejtuesit e klubit francez besojnë gjithashtu se lejimi i largimit të yllit kryesor të skuadrës drejt një rivali të madh evropiane do të ishte një shenjë e qartë inferioriteti.

Megjithatë, Mbretërit mendojnë t’i joshin parisienët me presidentin Florentino Perez që është gati të fus Cristiano Ronaldon në këtë operacion, si dhe një shumë të theksuar, për të bindur PSG.

Ideja e presidentit të Real Madridit është të presë muajin korrik, sapo të përfundojë Kupën e Botës në Rusi, për të filluar operacionin e sjelljes së Neymarit shumë të dëshiruar në Bernabeu.

SHPËRNDAJE