Perez befason me portierin e ri në Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka identifikuar portierin e tij për skuadrën e tij.

Mediat spanjolle raportojnë se kreu i klubit nga Santiago Bernabeu ka vendosur të bëjë përpjekje për transferimin e yllit të Chelseas, Thibaut Courtois.

Ylli belg ka probleme me vazhdimin e kontratës te skuadra kampione nga Premierliga.

Andaj, Real Madrid e sheh si kandidat të mirë për pasardhës të Keylor Navas, pas përfundimit të këtij sezoni.