Përdorues të iPhone-it, kujdes: Facebook po iu shikon se çfarë bëni nëpërmjet kamerës

Facebook përsëri po akuzohet për cenim privatësie ndaj përdoruesve të tij.

Rrjeti social po aktivizon kamerat e smartfonëve ‘iPhone’ pa dijeninë e përdoruesit, ndërsa ata operojnë ndërkohë, transmeton lajmi.net.

Problemi duket se po shfaqet vetëm tek ‘iPhone’-t në iOS 13.2.2 dhe ndodhin kur një përdorues rrëshqet ‘shpejt’ me gisht në aplikacion.

Joshua Maddux ishte i pari që hodhi dritë mbi këtë çështje dhe ndau një video në Twitter ku tregon se si funksionon.

“Gjeta një problem në #facebook #siguri & #privatësi. Kur aplikacioni është i hapur ai përdor në mënyrë aktive kamerën”, shkroi Maddux në postim.

Madje, ai ndau një video e cila e ilustron këtë veprim.

Zëvendëspresidenti i Facebook Guy Rosen është përgjigjur përmes Twitterit, duke vënë në pah se firma ka filluar një hetim.

Një zëdhënës i Facebook i tha DailyMail me imellë se pa dashje lanë një të metë, sipas të cilit përgjatë navigimit në aplikacion përdoruesit shtypin kamerën dhe iu aktivizohet automatikisht ajo.

“Ne mësuam se versioni 244 i aplikacionit Facebook iOS nuk po e hapë modalitetin e peisazhin. Gjatë rregullimit të këtij problemi javën e kaluar në v246 (lansuar në 8 nëntor) ne pa dashje prezantuam një të metë që bëri që aplikacioni të hapte kamerën gjatë rrëshqitjes”, iu tha tabloidit britanez në një përgjigje në imellë.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka qenë e kritikuar për thyerje të privatësisë gjatë vitit të kaluar, kur u zbulua se iu shiti të dhëna firmave nga 50 milion përdorues në Cambridge Analytica në 2018-ën.