Përdorues të Android keni kujdes, këto lloje të lojërave mund të kenë viruse

Shkarkimi i aplikacioneve është falas për përdoruesit të Android në Play Store. Përkundër anëve të mira të kësaj, ajo ka edhe anët e këqija.

Një anketim sigurie i bërë së fundi ka nxjerrë se gjysmë miliard përdorues të Android kanë shkarkuar viruse nga Play Store, transmeton Indeksonline.

Sipas anketimit, viruset më të shpeshta vijnë nga lojërat me vetura.

Këto viruse momentin që shkarkohen fillojnë të kenë akses të plotë në telefonin tuaj, duke vjedhur të dhënat po ashtu.