I përdorim çdo ditë, por a e dini se si bëhen?

Ngrënia ose shërbimi me enë të metalta, të çelikut apo inoksit është vecori e kohëve të fundit. Më parë, ushimet nëpër shtresat e privilegjuara shërbeheshin me lugë argjendi. Argjendi artizanal duhej të rafinohej, prandaj edhe arriti me vonesë në Evropën Veriore. Derisa hynë në përdorim enët e metalta, u deshën disa shekuj.

Luga ishte një nga shpikjet më të hershme të njeriut, ndoshta po aq e vjetër sa zakoni për të pirë lëngje të nxehta. Në Evropën Veriore, lugët e para ishin gdhendur nga druri. Më vonë, lugë të ngjashme u formuan nga brirët e bagëtive, fildishi, bronzi, dhe përfundimisht nga metali.

Videoja e mëposhtme sqaron procedurat se si arrihet deri te një lugë metalike, proces ky që kalon nëpër disa faza. /MESAZHI/