Përdhoset memoriali turk në Tiranë, lihet shënim: i përket ish-pushtuesve

Ka shënuar kulmin një reagim me nota të forta turkoforbe ndaj ngritjes së një memoriali te Kodrat e Liqenit, kushtuar viktimave të grushtit të shtetit të dështuar në korrikun e 2016-ës në Turqi.

Pasditen e kësaj të diele, persona të panjohur pos që kanë hedhur aty letra higjenike, kanë lënë dhe një shënim ku thuhet: “Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve, i përket ish pushtuesve tanë”.

Siç mund të dallohet nga fjalët e fundit, kundërshtia ndaj memorialit shfaqet e nxitur nga aspekte historike me theks nacionalist e jo thjesht si një nonsens nga ana e Bashkisë së Tiranës, inisiatorja e vënies aty të memorialit përkujtues, me të rënë në një zhvillim tragjik pa lidhje direkte me Shqipërinë, transmeton tesheshi.com.

Ndërkohë, kundërshtive nuk i është bashkangjitur opozita, pasi ajo vetë i ka dhënë një “ok” ngritjes së memorialit, duke çuar atë ditë aty përfaqësuesin e saj, Kreshnik Çollakun. /