Për tre dekada në botë do të dominojnë robotët

0

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë japoneze të telekomunikacionit dhe Internetit SoftBank, Masayoshi Son, thotë se në tre dekadat e ardhshme, numri i robotëve në botë do të tejkalojë numrin e njerëzve dhe se robotët do të jenë “më të mençur” nga njerëzit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për 30 vite më i mençur se truri ynë do të jetë çipi që do të mbajmë në këpucë. Ne do të shkelim mbi këta çipa, por do të jemi inferior ndaj tyre”, ka thënë Son në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Kongresit Botëror të teknologjisë mobile në Barcelonë të Spanjës.

Duke theksuar se inteligjenca mesatare e njeriut (IQ) është rreth 100, kurse mendjet e mëdha si Albert Einstein apo Leonardo da Vinçi kishin IQ deri në 200, Son tha se robotët do të jenë shumë më inteligjent dhe do të kenë IQ deri në 10.000.

“Kjo do të jetë lindja e super-inteligjencës, por kjo do të ndodhë me të vërtetë. Nëse nuk i përdorim dhe kontrollojmë siç duhet, kjo do të jetë e rrezikshme për ne. Megjithatë, me përdorimin dhe kontrollin e duhur robotët do të jenë aleatët tanë që do të na lehtësojnë aktivitetet dhe punën e përditshme”, tha Son.

PËRGJIGJU